Te Red Bull shpallin që në qershor kampionin: Askush nuk e mposht dot atë, as shoku i tij i skuadrës

2 Qershor 2023
10:12
Telesport
back button

Helmut Marko, një nga drejtuesit e makinës Red Bull, është shprehur se titullin kampion për pilotë në Formula 1 këtë sezon do ta fitojë Max Verstappen. Ai shprehet se gara për këtë titill është e mbyllur, duke thënë se as shoku i tij i skuadrës Sergio Perez nuk është në gjendje ta rivalizojë.

Kur e krahasova Max me Senna njerëzit qeshën me mua, por ai është rritur ndjeshëm si pilot dhe si njeri. Xhiroja e jashtëzakonshme që patë në Montekarlo ishte e njëjtë me atë të Ayrton. Max është më i miri në çdo lloj piste”, tha Marko për mediat.

Ai ka hedhur poshtë çdo mundësi që Perez të rivalizojë dy herë kampionin e botës. “Në realitet, gara për titullin ka përfunduar që tani. Max nuk e ka konsideruar kurrë Perez si një kërcënim serioz. Edhe ne nuk shohim asgjë te Perez që mund ta pengojë Max të fitojë titullin”, u shpreh Marko.

Do të garojmë në Barcelonë këtë fundjavë, ku zakonisht jemi favoritë. Nuk më shqetësojnë risitë që do të sjellin rivalët, por të shohim. Nuk besoj se do të arrijnë nivelin tonë”, tha Helmut Marko.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit