“Të rinjtë bëjnë mirë që ikin nga Seria A”, Mancini: Do të jetë një Botëror i pazakontë

4 Gusht 2022
12:38
Denis Hakanaj

Roberto Mancini, trajneri i kombëtares së Italisë, ka folur për të rinjtë që braktisin Serinë A për të luajtur jashtë. Tekniku ka folur edhe për Botërorin, duke shpjeguar ndjesitë e tija.

BOTËRORI – “Në fund do t’i shikoj ndeshjet e Katarit. Nuk do të jetë e lehtë. Sa më shumë që mendon për këtë, aq më shumë kupton se disa situata janë të shënuara. Kemi dominuar grupin, duhej të kishim shkuar direkt në botëror. Ndërsa…

“Na jep një ndihmë fakti që jemi kampionë të Europës. Duhet ta nisim nga kjo, më të fortë se më parë. Duke ditur se sporti është si jeta: ndodhin situata plotësisht të papritura dhe të pabesueshme. Do të jetë një Botëror i pazakontë”, ka thënë Mancini.

“Nuk kam parë kurrë që kampionati të ndalet për dy muaj. Skuadrat do të ndalen për Kupën e Botës, por do ta vazhdojnë punën. Do të jetë gjithçka më e vështirë.

“Shpresoj që Seria A të jetë e bukur ashtu siç ishte vitin e kaluar. I luftuar në majë dhe në fund dhe që të luajnë sa më shumë italianë: ky është fiksimi im”.

TË RINJTË – “Shpresoj që të kenë mundësinë që të luajnë. Kështu do të ishte pozitive. Kështu mund të rriten. Italianët rrinin qëndronin gjithmonë këtu dikur, tani janë pak në krahasim me ata të vendeve të tjera.

“Scamacca? Kishte bërë eksperiencë më parë, ka qenë një nga të parët që ka emigruar: në Holandë. Në Premier mund të japë shumë, por nuk do të jetë e lehtë.

“E rëndësishmja është që të luajë dhe të përmirësohet. Gnonto do të qëndrojë në Zvicër? Është 18 vjeç, aty e ka të sigurt se do të luajë, ka fituar kampionatin. Mund të rritet duke luajtur, më pas do të ishte mirë nëse do të arrinte një nivel më të lartë.

“Lucca nga Pisa tek Ajax-i? Ka një mundësi të madhe për t’u përmirësuar teknikisht. Nuk do të ketë presion, por do të jetë në një skuadër që fiton gjithmonë. Ajax-i është si Real, Barcelona, Juventus dhe skuadra të tjerë ku një barazim është një humbje.

“Megjithatë, shkolla e Ajax-it vlen: nga ato anë prodhojnë të rinj, më pas i shesin dhe bëjnë para. Tanët në moshën 18 vjeç janë akoma me ekipin e të rinjve: jashtë do të luanin të gjithë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit