“Te Vllaznia me armë e miq, Gjyrezi një tregtar”, akuzat e forta të ish-lojtarit

31 Janar 2019
12:30
Eraldo Harlicaj
back button

Ambroz Kapaklija… Mbase e keni dëgjuar si emër, por kush merret me sport e di mjaft mirë se ka qenë një ndër lojtarët më të pafat në kampionatin shqiptar. Ai mori "hov" që herët në karrierën e tij dhe u afrua pranë ekipit të parë të Vllaznisë që në moshën 17-vjeçare. Mesfushori nisi të luante dhe shihej si titullar, por u detyrua të ndalej për shkak të dy dëmtimve mjaft të rënda. Ai u dëmtua dy herë radhazi në ligament duke qëndruar me periudha 6 mujore pa luajtur.

Pas rikthimit nga dëmtimi i tij karriera e tij te Vllaznia u mbyll, pasi nuk arriti të merrte minuta dhe të ishte pjesë e ekipit të parë. 22-vjeçari ka tërhequr letrat dhe tashmë ndodhet në Itali ku pret të integrohet në futbollin italian. Në një shkrim të gjatë në profilin e "Facebook", ai ka hedhur akuza të forta për ish-drejtuesit e kohës. 

Kapaklija tregon 2 vitet e tij të para me ekipin kuqeblu ku gjithçka shkonte mirë, ndërsa akuzon drejtpërdrejtë ish-administratorin Astrit Gjyrezi për ndryshimin e klimës dhe ambientit. "Për t'u ndalur në dy vitet e fundit ku klubi bën disa ndryshime. Largohen shumë njerëz që e njohin mirë futbollin dhe vinë disa 'tregtarë' për klubin 'Vllaznia'. Aty nis gjithçka, shkatërrimi i klubit dhe djegia e shumë talentëve të rinj që sot furnizojnë Shqipërinë. Një nga këta këta tregtar ishte zoti Astrit Gjyrezi. Me ardhjen e këtij zotërisë u shfaqën dhe shumë të tjerë si puna e këtij, servila e hajdutë", – shkruan ish-mesfushori i Vllaznisë. 

Më tej, ai tregon kalvarin e vuajtjeve me dëmtimet. Operimin e parë i mori përsipër klubi shpenzimet pas shumë vuajtjesh, ndërsa te operimi i dytë u la në "baltë", por pagoi vetë një pjesë të konsiderueshme të tyre. 22-vjeçari thekson se në dy vite te Vllaznia nuk ka marrë asnjë qindarkë, por vetëm premtime boshe. 

Për ta mbyllur, ish-lojtari vendos pikat mbi "i". "Për të dalë te viti i fundit i imi. Aty çdo gjë mori fundi, nuk luhej më fubtoll. Kishte nga ata që hynin me para, me presion, me armë. Nëse nuk ishe i fortë dhe nuk kishe mik ose para, ishte zero. Ekipi ishte i ndarë në grupe, pasi 5-6 vetë vendosnin dhe ndihmonin kush do të luajë dhe kush nuk do të luajë. Ka shumë që e vuajnë këtë gjë, pasi nuk futet ai që jep maksimumin, por ai që ka babin, mamin e tezen e fortë…", – thotë ndër të tjera Kapaklija. 

Reagimi i plotë i Kapaklisë:

Lajme të tjera

Lajmet e fundit