Tebas: CR7, Haaland dhe Mbappe s’e shpëtojnë dot futbollin italian

18 Maj 2022
17:01
Denis Hakanaj
back button

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, ka folur me rastin e finales së Europa League në Sevilje. Numri një i kampionatit spanjoll ka folur për gjendjen aktuale të futbollit italian dhe Superligën.

FUTBOLLI ITALIAN – “Rritja ekonomike e një kampionati nuk vjen vetëm nga lojtarët që mund të blesh. Duhet të kesh një projekt mbrapa”, ka thënë Tebas.

“Për shembull, Italia ka patur mundësinë, falë qeverisë, që të ketë një statut më të mirë për  të marrë lojtarët më të mirë. Ka ndodhur me Cristiano Ronaldo-n, megjithatë nuk është rritur.

“Duhet të kesh një situatë të përshtatshme, nuk mund të mendosh se do të përmirësohesh vetëm me lojtarët. Mund të blejnë këdo: Haaland, Mbappe, Ronaldo. Megjithatë, nuk do të rritet”.

SUPERLIGA – “Mendoj se nuk do të ndodhë asgjë. Sepse do të kishte një aspekt ligjor, por edhe politik. Nuk besoj se është e nevojshme të përjashtohen klubet, por nëse duan të marrin pjesë në një kupë të tyren, duhet të luajnë vetëm aty.

“Më duket logjike që nuk mund të luajë në të gjitha kompeticionet. Real Madrid, Juventus dhe Barcelona duan të luajnë në Superligë? Ta bëjnë, por nuk mund të luajnë në kompeticione të tjera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit