Tebas dhe Super League: Ka vetëm një mënyrë për ta shmangur. Ja çfarë i kam thënë Agnelli-t

9 Tetor 2021
21:22
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka folur nga Festivali i Trentos, i organizuar nga Gazzetta dello Sport.

Ai e ka nisur nga transferimi i leo Messi-t, që këtë verë është larguar nga Barcelona për të shkuar te PSG:

“Kalimi i Messi-t te PSG është faji im? Jo. Duhet qëndrueshmëri në futboll. Seria A pëson humbje prej 20 vitesh, ajo që ka rëndësi është bilanci total. Kjo ndodh edhe në Francë, jo në Gjermani dhe jo te ne”, ka thënë numri një i La Liga-s.

“Çfarë kemi bërë për të ruajtur qëndrueshmërinë? Konkurrenca duhet të rregullohet nga disa norma, përndryshe do të vijnë skuadra si PSG me 400 milionë euro të ardhura, por që shpenzon 600 milionë euro në rroga. Nuk është faji unë që Messi nuk ka rinovuar, ne kemi një tavan rrogash në La Liga, një normë që është aprovuar nga të gjitha skuadrat dhe kjo e bën kampionatin tonë të qëndrueshëm”, ka shtuar Tebas.

“Po të kishte kontrolle të tilla edhe në Itali dhe Francë, atëherë nuk do të kishte më humbje. Soliditeti ekonomik i kampionateve të tjerë është thelbësor edhe për Spanjën, sepse rreziku i një Super League do të ishte më i madh pa kampionate të fortë. Unë ia kam thënë shumë herë Angelli-t: ‘Do të shkosh në Super League ku Real dhe Barcelona do të fitojnë gjithmonë më shumë se ty?'”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit