Tebas injoron Messi-n, CR7 dhe Neymar: Kush e mendon kështu, e ka gabim

22 Tetor 2020
20:23
Denis Hakanaj
back button

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, ka folur për AFP në lidhje me Messi-n.

“Mendoj se nëse Messi largohet nga Barça, marka Messi-Barcelona që ekziston dhe funksionon shumë mirë në të gjithë botën, do të pësonte një goditje të madhe”.

“Besoj se Messi duhet të reflektojë me kujdes mbi atë që do të bëjë. Për ne nuk do të ishte një dramë. Cristiano Ronaldo u largua, Neymar u largua, dhe nuk ka qenë një tragjedi”.

“Neymar u transferua te PSG dhe nuk besoj se kampionati francez ka më shumë peshë në skenën ndërkombëtare. Ky është realiteti. Kush mendon se lojtarët janë ata që bëjnë kampionatet ose markën e një kompeticioni gabohet”, ka thënë Tebas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit