Tebas, kundër Premier League: Nuk mund të jetë kampionati më i fortë nëse…

11 Tetor 2021
15:52
Denis Hakanaj
back button

Cila është receta për një kampionat të fortë dhe tërheqës? Më mirë më pak pikë mes kandidatëve të ndryshme për titull apo thyerje rekordesh?

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka shpjeguar këndvështrimin e tij në Festivalin e Sportit të Trentos të organizuar nga Gazzetta dello Sport.

Dhe nuk i ka kursyer një thumbim Premier League, që konsiderohet kampionati më i bukur në botë:

“Obsesioni ynë nuk është që të fitojë dikush ndryshe nga Barcelona ose Real Madrid, por që të fitohet një kampionat me 85-90 pikë dhe jo me 100, sepse kjo tregon se ka më shumë konkurrencë”, ka thënë Teas.

“Në Premier League ndodh që një skuadër të grumbullojë 100 pikë, por kjo do të thotë se nuk ka konkurrencë dhe nuk është një gjë e mirë për kampionatet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit