Tebas përjashton Barçën nga “ankandi” për dy yjet e futbollit: Nuk ka asnjë shans për t’i marrë

back button
3 Shkurt 2023
8:00
Alfred Lleshi

Me përfundimin e afatit kalimtar dimëror, është koha për t’u fokusuar në objektivat që mbeten për t’u arritur deri në qershorin e ardhshëm, në një sezon që ka rifituar të gjithë intensitetin e tij pas Botërorit të Katarit.

Megjithatë, planifikimi i ekipeve të futbollit nuk pushon kurrë dhe sytë janë nga yjet. La Liga është sy e veshë nag merkatoja për të rifituar pak nga prestigji i saj përballë largimit të pandërprerë të futbollistëve të spikatur drejt Premier League.

Në këtë situatë, është normale që “El Chiringuito”, duke pasur në mikrofon Javier Tebas, t’i bënte pyetje atij për ardhjen e mundshme të dy lojtarëve më të fuqishëm të futbollit botëror: Kylian Mbappé dhe Erling Haaland. Dhe me forcën e zakonshme, lideri i La Liga-s u përgjigj drejtpërdrejt:

“Do doja shumë që të dy lojtarët të vinin në La Liga, por ata mund t’i përballonte vetëm Real Madridi, sepse situata ekonomike e Barcelonës nuk i lejon asaj akses në këtë lloj futbollistësh”.

Javier Tebas, përveç kësaj konfirmoi se shumë gjëra do të duhej të ndryshonin te Barcelona që ajo të inkorporojë këta dy lojtarë. “As këtë sezon dhe as tjetrin nuk e bën dot. E shoh të pamundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit