Tebas: Real, Barça dhe Juve mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

2 Qershor 2021
10:07
Alfred Lleshi
back button

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, tha fjalën e tij për fatin e mundshëm të Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, pas çështjes së Superligës. Dhe fjalët e tij nuk janë aspak qetësuese. “Unë mendoj se ato mund të qëndrojnë jashtë Champions League,” – tha drejtuesi i futbollit spanjoll për “El Golazo de Gol” në “Gol TV”.

Tebas më tej shpjegon: “Ideja e Superligës ka qenë një ëndërr e Florentino Perez për ca kohë, nuk është çështje e Covid-19, pasi ata u përpoqën ta shisnin si nevojë të lindur nga pandemia. Koncepti nuk ka vdekur. Ata duan që gjithçka të rrotullohet rreth klubeve në fjalë dhe të tjerët janë kot. Real Madrid, Juventus dhe Barcelona duhet të kenë frikë.

Unë nuk dua të imagjinoj një Champions pa to, por kjo mund të ndodhë. Nuk ka sanksion nga UEFA, por rregulloret që i kemi miratuar të gjithë së bashku parashikojnë mosregjistrimin e tyre në Champions. E përsëris, Reali, Barça dhe Juventusi duhet të kenë frikë”.

Kreu i La Liga-s foli edhe për kapitullin e merkatos. Për ardhjen e mundshme të Mbappè te Real Madridi, ai shtoi: “Mund të bëhet, do të ishte mirë për të gjithë La Liga-n. Mendoj se kryesori në këtë operacion është Bale, për peshën e tij të pagës. Duhet të largohet ai që të vijë francezi. Sidoqoftë, e shoh të pamundur që një skuadër të marrë edhe Mbappé, edhe Haaland”.

Pak fjalë për lamtumirën e Zidane: “Unë do të preferoja që ai të kishte qëndruar në La Liga, por nëse largohet është për shkak se nuk është i lumtur në Madrid. Unë nuk u habita nga ato që tha për Perez”.

Nga Madridi te Barcelona, ​​tema e rinovimit të Messit: “Unë besoj se do të qëndrojë në fund, por nuk do të bëjmë asgjë si La Liga për ta lehtësuar këtë gjë. Rregullat zbatohen për të gjithë dhe ne nuk do t’i ndryshojmë ato për kufirin e pagës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit