Tebas sulmon PSG për borxhet, tregon nëse Mbappe dhe Lewandowski mund t’i bashkohen La Liga-s

21 Maj 2022
8:15
Alfred Lleshi

Javier Tebas, i cili mori pjesë në një bisedë për transformimin dixhital në sport, analizoi statusin e dy nënshkrimeve të mundshme bombastike të dy klubeve të mëdha spanjolle, Mbappé te Real Madridi dhe Lewandowski te Barcelona.

Mbappé – “Unë mendoj se do të vijë te Real Madridi, por nuk më pëlqen që një ditë ai është i bardhë, një tjetër i zi, situata ndryshon… Kam lexuar kthesat lart ose poshtë shumë herë… Nuk janë të papritura, sepse ka gjithmonë kthesa në futboll. Ndjenja që kam është që, nëse do të kisha dashur të rinovoja, do ta kisha bërë tashmë, por mund jem gabim”.

Flitet për shifra 300 milionë – “Të kesh PSG në mes, kjo që thuhet nuk më duket shumë. PSG-ja do ta mbyllë këtë vit me 650 milionë euro paga, me 300 milionë humbje dhe është ende në gjendje t’i bëjë një ofertë milionerësh Mbappé. Nëse ne po masim bateritë në Evropë me klubet shtetërore, atëherë është urgjente reforma e rëndësishme nga UEFA. Ky diferencim nuk mund të vazhdojë.

Real Madridi, i cili është ekipi më i menaxhuar gjatë pandemisë, ka rezerva të konsiderueshme financiare, që ndoshta dhe shpresoj të jetë kampion Evrope…, nuk mund të rivalizojë me një ekip që ka humbur 300 milionë euro, me faturë rrogash 600 milionëshe, që nuk gjeneron të ardhura. Pra, nuk është rastësi që një klub i madh mund t’ia marrë një lojtar të atij niveli PSG, pavarësisht situatave financiare”.

A mund të nënshkruajë Barça me Lewandowski – “Nga sot, jo. Gjëra të tjera duhet të ndodhin, që nuk e di nëse do të ndodhin. BLM, Barca Estudios…, gjërat mund të ndryshojnë. Shifrat janë shumë të lehta, por ka më shumë se 500 milionë humbje nga dy vitet e mëparshme. Duhet t’i rikuperojë ato që të mund të nënshkruajë pa rregullin 1/3. Leëandoëski ka edhe një vit të mbetur te Bayerni. Pavarësisht asaj që Lewandowski dëshiron të bëjë dhe çfarë çmimi i vendos Bayerni…, kam ndjesinë që, sot për sot nuk e shoh në Barcelonë”.

A mjafton të shitet De Jong – “Mund të jetë e mjaftueshme në varësi të asaj se sa e shet dhe në varësi të asaj që tarifon Lewandowski. Mund të jenë 100 milionë më shumë se sa kursehet, duhet të shihni se çfarë ka mbetur nga amortizimi i De Jong, nuk më kujtohet. Dhe pastaj rregulla 1/3. De Jong mund t’ua japë atyre këtë mundësi, por nuk e di nëse do ta shesin, nëse kanë në plan ta shesin atë apo jo. Nuk është aq e lehtë. Është e vërtetë që tregu është përmirësuar, por…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit