Tefik Osmani “braktis” fushën për të kaluar në “llogoret” e studentëve

11 Dhjetor 2018
11:31
back button

Tefik Osmani është një personazh unik, ndër të paktët futbollistë në Superiore që nuk ka frikë t'i thotë gjërat troç, nga kritikat ndaj presidentëve deri tek ngacmimet me lojtarë kundërshtarë, ndërkohë që edhe kur flitet për probleme financiare në futboll nuk është se ia përton shumë.

Mbrojtësi i njohur është duke zhvilluar një sezon të madh me Teutën, që po ëndërron një vend në kupat e Europës, por ndërkohë korçari gjen kohë të shkojë edhe në protestat masive të sutdentëve në Tiranë.

33-vjeçari është gjithnjë i vëmendshëm ndaj zhvillimeve politike dhe shpesh ka komentuar, herë me seriozitet e herë me ironi, në lidhje me ngjarjet në vend, ndërsa këtë radhë ka postuar një video ku shfaqet krah studentëve, ndërsa ka edhe një mesazh: "Forca më e madhe e Shqipërisë (Ia vlen të mos shkosh në stërvitje dhe t'iu mbështetësh)".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit