Telashe pa fund për Lakers, tjetër dëmtim për kalifornianët që rrezikojnë play off-in

21 Janar 2019
19:18
Telesport
back button

Pas LeBron James dhe Rajon Rondo një tjetër basketbollist i skuadrës së Lakers ka përfunduar në infermieri. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Lonzo Ball, një nga talentet e skuadrës kaliforniane, që ka pësuar një dëmtim të gradës së tretë të kaviljes së majtë.

Lojtari u dëmtua në mesin e periodës së tretë, në ndeshjen që Lakers luajtën ndaj Houston. Lonzo Ball iu nënshtrua pas ndeshjes një MRI (rezonancë magnetike), që evidentoi dëmtimin e rëndë, që do ta lërë nga 4 në 6 javë pushim basketbollistin e Lakers, që po i humbet një e nga një yjet e tij. Për fat të mirë, lojtari ka evituar operacionin.

Gjithsesi, një lajm i mirë është se Rondo i është rikthyer sot stërvitjes, por vështirë se do të jetë në fushë këtë javë, pasi i duhen disa ditë kohë për të qenë 100% gati. Ndërsa për LeBron James ende nuk ka lajme se kur do të rikthehet në fushë, ndërkohë që Lakers sfidën e radhës e kanë ndaj kampionëve të Golden State.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit