Telashe për Golden State, në finalet play off pa yllin e skuadrës

14 Maj 2019
13:41
Telesport
back button

Basketbollisti Kevin Durant rrezikon të mos luajë në dy ndeshjet e para finale play off që Golden State do të zhvillojë ndaj Portland, në Konferencën e Perëndimit. Ylli i Warriors është dëmtuar në pulpën e këmbës së djathtë që javën e kaluar.

Madje ai nuk u aktivizua në ndeshjen e gjashtë gjysmëfinale ndaj Houston. Sipas ESPN, mungesa e Durant në finalen e parë play off, që luhet ditën e mërkurë, është e sigurtë.

Gjithsesi, stafi mjekësor do të kontrollojë gjendjen fizike të lojtarit ditën e enjte dhe më pas do të marrë një vendim për sfidën e radhës. Dy ndeshjet e para finale play off do të luhen në fushën e Golden State, që shihet si favorite në serinë ndaj Portland.

Në dyshim edhe pranie e DeMarcus Cousins, që ka një problem fizik, por mund të jetë në fushë. Për këtë të dytin trajneri Steve Kerr do të marrë një vendim pak orë para ndeshjes, ose do të luajë pak minuta.

Konferenca e Lindjes – Finale – Play off

Milwaukee – Toronto

Konferenca e Perëndimit – Finale – Play off

Golden State – Portland

Lajme të tjera

Lajmet e fundit