Telashe për Lakers, dëmtohet ylli i skuadrës , 6-8 javë pushim

13 Korrik 2020
8:55
Telesport
back button

Probleme për Lakers në prag të rifillimit të sezonit 2019-2020 në NBA. Një nga yjet e ekipit, Rajon Rondo, ka pësuar një dëmtim në gishtin e madh të dorës së djathtë.

Sipas mediave amerikane, Rondo ka pësuar një frakturë në gisht dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. Një lajm jo i mirë ky për Lakers, që humbasin një nga lojtarët më të mirë e kryesorë të ekipit.

Sipas mediave, Rondo do të qëndrojë 6-8 javë pushim. Gjasat janë që ai të rikthehet në fazën play off, atëherë ku edhe rivaliteti për titull është më i madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit