Telashe për Lampard, mesfushori braktis stërvitjen i dëmtuar dhe kthehet në Londër

21 Korrik 2019
11:13
Telesport
back button

Lajme aspak të mirë për trajnerin Frank Lampard, që është detyruar të vijojë fazën përgatitore në Japoni pa mesfushorin francez N’Golo Kante. 28-vjeçari është rikthyer në Londër pas një dëmtimi në gju dhe do të vijojë në Angli fazën e rehabilitimit.

Kante ka qenë i dëmtuar që nga fundi i sezonit të kaluar, por ka qenë gjithnjë në gadishmëri për të luajtur dhe stërvitur. Gjithsesi, klubi londinez ka vendosur që këtë herë rikuperimi të jetë i plotë para se ai të rikthehet në fushë.

Mesfushori francez N’Golo Kante

N’Golo Kante është rikthyer në Londër për të vijuar atë fazën e rikuperimit nga dëmtimi në gju, që e shqetëson që nga fundi i sezonit të kaluar”, thuhet në komunikatën e klubit, që shpreson të ketë në dispozicion lojtarin kur të nisë sezoni i ri.

Ky nuk është një problem shumë shqetësues, këtë gjë e kemi ditur që më parë. Gjithsesi, ky dëmtim tani po bëhet kronik, ndaj është e rëndësishme që ai të jetë në qetësi absolute dhe të rikuperojë pa patur frikë që ai të përsëritet”, tha Lampard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit