Telashe për Luis Enrique, mesfushori probleme me shpatullën, do të qëndrojë një muaj pushim

4 Dhjetor 2023
8:55
Telesport
back button

Mesfushori spanjoll Fabian Ruiz ka pësuar një dëmtim në ndeshjen që PSG luajti ndaj Le Havre. 27-vjeçari doli nga fusha pas vetëm disa minutash, për shkak të një dëmtimi në shpatull, që e detyroi të dalë nga fusha me barelë.

Pas analizave mjekësore mësohet se Ruiz ka pësuar një shembje të shpatullës, por për fat pa pësuar asnjë frakturë. Kjo do të thotë që ai do të mbyllë para kohe këtë vit dhe pritet të rikthehet në fushë në janarin e 2024-ës.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi parizien, që në fakt nuk dha një afat të saktë për rikthimin e Fabian Ruiz në fushë. Një lajm aspak i mirë ky për trajnerin Luis Enrique, që në mesfushë i ka lojtarët me kokrra si pasojë e dëmtimeve të shumta.

Zakonisht, dëmtime të tilla kërkon 4 javë pushim. Këtë sezon, Fabian Ruiz ka luajtur në 16 ndeshje me fanellën e PSG, duke realizuar edhe 1 gol në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit