Telashe të reja për Piqué, flet modelja: Isha me të në makinë, më bëri të turpërohesha

8 Qershor 2023
8:31
Alfred Lleshi
back button

Një tjetër histori e pakëndshme për Gerard Pique. Këtë herë nuk është ish-partnerja e tradhtuar Shakira, por influencuesja spanjolle Nadia Jemez, vajza e ish-futbollistit të La Liga-s dhe trajnerit aktual, Paco. Vajza, e njohur edhe në Spanjë për pjesëmarrjen në disa “reality show”, tregoi në TikTok për fatkeqësinë e saj me ish-mbrojtësin e Barcelonës.

“Një herë isha me të në makinë dhe ai mendoi se ishte shumë bukur t’i kapërcente absolutisht të gjitha semaforët në ‘Diagonal’ (një nga rrugët kryesore në Barcelonë). Pse? Epo, nuk e di, sepse iu duk e drejtë”, – tha Nadia.

Por kjo nuk është e gjitha…  “Ai hyri me makinë në një parking me 100 km/h dhe njeriu që punonte aty i tha: Shiko, nuk mund të hysh në parking ashtu o burrë. Në atë moment ndjeva një siklet të pamasë dhe mendova: Të lutem  largohu nga këtu, çfarë je duke bërë…. Thjesht nuk mund ta besoja”, – shtoi modelja.

Për të, Pique nuk është një person i besuar: “Ai më turpëroi. Nuk është dikush që i besoj. Mendoj se ishte hera e parë dhe e fundit që e pashë këtë person. Doja shumë të tregoja për të”.

Për momentin nuk ka asnjë përgjigje nga Piqué, i cili së fundi ka heshtur ndaj kritikëve, që komentuan negativisht një foto me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit