Telashet e para për Sarri, lojtari dëmtohet dhe rrezikon sfidën ndaj Napoli

25 Gusht 2019
14:27
Telesport
back button

Juventusi e nisi mbarë sezonin 2019-2020 në Serinë A, me një fitore 1-0 ndaj Parma (gol i Chiellini). Ai që ra në sy në ndeshjen e parë sezonale të kampionëve të Italisë ishte braziliani Douglas Costa, që ishte titullar në fushë.

Gjithsesi, në minutën e 71-të ai doli nga fusha për t’i lënë vendin Cuadrado. Shkak i këtij zëvendësimi ishte një goditje e fortë që Douglas Costa ka marrë në kaviljen e majtë, çka e detyroi të dalë më herët nga loja.

U duk se do të ishte një dëmtim normal loje (lojtari vuri akull), por mediat italiane konfirmojnë se problemi që mesfushori ka në kavilje është më i rëndë nga parashikimi. Ditët në vijim do të shihet nëse Douglas Costa do të jetë në fushë në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Napolit apo jo.

Lojtari do të jetë ditët në vijim në monitorim nga stafi mjekësor. Gjithsesi, ka gjasa që trajneri Sarri të mos ketë në dispozicion një nga lojtarët më të mirë në fushë dje për Juventusin ndaj rivalëve për titull.

Douglas Costa dje ne Parma-Juve

Lajme të tjera

Lajmet e fundit