“Telefonata dhe pritja e pafundme”, zbulimi i Simeone-s: E kisha përgatitur veten

10 Mars 2023
14:16
Denis Hakanaj
back button

Diego Simeone u nderua në orët e fundit nga Atletico Madrid, i cili organizoi një event për të festuar trajnerin argjentinas, i cili kaloi Luis Aragones dhe arriti në 613 ndeshje në drejtim të Colchoneros.

Historia e Cholo me klubin madrilen filloi në vitin 2011-të dhe trajneri argjentinas ka kujtuar se si rruga e tij dhe e klubit ishin bashkuar vite më parë:

“Isha në Argjentinë, në dhjetor, me pushime me djalin tim Giuliano. Një mik nga Madridi më telefonoi: ‘Miguel Ángel Gil duhet të flasë me ty, do të të telefonojë pas dy orësh'”, tha Simeone.

“Ato minuta u bënë të përjetshme, më pas ra telefoni: ‘Ekipi dhe klubi kanë nevojë për ty’, më thanë. Në atë moment unë iu përgjigja menjëherë: ‘Kur niset avioni?’.

“E kisha përgatitur veten dhe e kisha pritur atë telefonatë për një kohë të gjatë. E dija që Atletico mund të më telefononte në çdo moment…”, ka përfunduar trajneri argjentinas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit