Telefonata me Piolin, shikoni se si festojnë kuqezinjtë! Ibrahimovic trajner në tribunë (FOTO+VIDEO)

29 Nëntor 2020
17:31
Telesport
back button

Sapo është mbyllur ndeshja Milan-Fiorentina 2-0 me golat e Romagnoli dhe Kessie.

Portieri Donnarumma i telefon me videocall trajnerit Stefano Pioli, që vazhdon të jetë i izoluar në shtëpi për shkak të Covid-19 dhe pret që të dalë tamponi negativ pas dy javësh.

Ndërkohë, lumturia e tij është e madhe për një Milan që sot zbriti në fushë pa Ibrahimovic, Leao, Bennacer dhe Castillejo, përveç se ka ende jashtë Musaçhion si alternativë në mbrojtje.

Megjithatë, arriti fitorja dhe gëzimi i trajnerit u nda edhe nga Franck Kessie dhe Tonali.

Sakaq, Ibrahimovic ishte gjithë kohës duke bërtitur nga tribuna duke shtyrë ekipin. Lider i vërtetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit