“Telenovela” Griezmann, shumë afër fundit të saj të lumtur për të gjitha palët

6 Tetor 2022
8:30
Alfred Lleshi

Ndëshkimi i minutave të Antoine Griezmann me Atlético Madridin duket se i ka ditët e numëruara. Barcelona dhe “rojiblancos” janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për lojtarin francez dhe kështu të kthejnë faqen në klauzolën e famshme prej 40 milionë eurosh.

Pas negociatave që janë zvarritur muajt e fundit, gjithçka tregon se skuadra kryeqytetase do t’iu paguajë katalanasve 20 milionë euro për shërbimet e sulmuesit. Në këtë mënyrë, Diego Simeone do të mund ta llogarisë futbollistin plotësisht, pa qenë e nevojshme të presë deri në minutën e 60-të të çdo ndeshje.

Trajneri argjentinas merr një lajm të mirë pas fillimit të vështirë të sezonit, në të cilin Griezmann ka qenë një nga lojtarët më të shquar, por ka mundur të luajë si titullar vetëm në dy ndeshje. Francezi startoi në derbin kundër Real Madridit dhe këtë të martë kundër Bruges.

Kufizimi i minutave aktivizim vinte si skenar për të shmangur klauzolën, pagesën e 40 milionëve ndaj Barcelonës. E gjitha kjo do të ndryshojë, pasi lojtari të nënshkruajë deri në vitin 2027, për këtë sezon dhe katër sezone të tjera.

Së fundi, gjithçka tregon se çështja do të ketë një fund të lumtur për të gjitha palët, sepse Simeone do të ketë një lojtar që donte ta kishte me çdo kusht në skuadrën e tij, pavarësisht se nga disa sektorë të klubit u pa mirë largimi i tij verën e kaluar. Futbollisti është i emocionuar, pasi do të mbrojë ngjyrat për të cilat ka dashur të luajë, pasi ka kaluar nga Barcelona.

Duhet mbajtur mend se klauzola e famshme prej 40 milionë eurosh përbëhej nga fakti se Atlético Madridi duhej t’ia paguante këtë shumë Barcelonës në rast se Griezmann luante më shumë se 45 minuta në 50% të ndeshjeve në të cilat ishte në dispozicion, në dy sezonet e fundit.

Që në momentin e parë, si Simeone, ashtu edhe Griezmann e kishin pranuar situatën, por në të dyja rastet shpresonin që zgjidhja të vinte sa më shpejt. Në rastin e argjentinasit, është mundur të mbahej lojtari dhe nga ana e francezit, i cili tashmë javë më parë iu tha njerëzve të tij më të afërt se nuk ishte në klub “për të luajtur vetëm 30 minuta në ndeshje”.

Në fakt, pavarësisht situatës së çuditshme, Griezmann ka pasur sjellje të shkëlqyera në çdo moment.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit