Telenovela “Hysaj“, Giuffredi tregon ofertat e reja

29 Maj 2020
21:37
Eraldo Harlicaj
back button

E ardhmja e Elseid Hysajt është kthyer në një telenovelë me shumë histori, pasi emri i tij ka një vit që përflitet për t`u larguar, por ende nuk ka asgjë. Menaxheri i tij Mario Giuffredi ka folur sërish për futbollistin shqiptar në një intervistë për Radio Kiss Kiss.

“Futbollistët e mi janë të gëzuar dhe të shqetësuar njëkohësisht për situatën aktuale. Të gëzuar sepse do të rikthehen në fushë pas një kohe të gjatë larg tyre, por janë të shqetësuar sepse kalendari është i ngjeshur dhe mund të dëmtohen.

“Hysaj? Elsi ka dalë nga të rinjtë e Empolit dhe të gjithë karrierën e ka ndërtuar në Serie A. Nuk e di se ku do të jetë në vazhdim do i konsiderojmë të gjitha mundësitë dhe ata oferta që janë jashtë Serie A“, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit