Telushi zgjedh: Kukësi më i fortë se Partizani!

16 Tetor 2020
21:04
Eraldo Harlicaj
back button

Bruno Telushi zgjodhi të vazhdonte karrierën tek ekipi i Neftchi Baku. Mesfushori vlonjat u largua nga Kukësi dhe mendoi se Azerbajxhani ishte zgjedhja më e mirë për të, pavarësisht se situatat në shtetin aziatik nuk janë aspak të favorshme.

Telushi dha një deklaratë për Supersport, ku shpjegoi rrugëtimin e tij për te Netchi Baku. “Transferimi im te Neftchi u krye me sukses dhe unë ndihem mjaft mirë. Mezi po pres të futem në ndeshje dhe të jap maksimumin. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, i uroj suksese ekipit dhe vetes sime.

Largimi nga Kukësi? Ishte diçka që unë e prisja. E vura vetë një klauzolë në kontratën me Kukësin, që, nëse do të kisha një ofertë të mirë nga jashtë, do të shkëputesha si lojtar i lirë. E prisja diçka të tillë dhe u realizua me sukses.

Neftchi është një ekip i mirë, ata gjithmonë synojnë kampionatin dhe kupat e Europës. Shpresoj të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin, pse jo të fitoj kampionatin. Lufta? Në qytet nuk ka ndonjë problem, nuk më shqetëson asgjë, përveç ngadalësisë së internetit, që nuk me lejon të flas me familjen time.

“Nuk e shoh Partizanin për titull. Nuk e them për xhelozi, sepse u largova nga të kuqtë, por ngaqë shoh grupin aktual. Mendoj se Kukësi është më i fortë për titullin“, – tha Telushi. .

Lajme të tjera

Lajmet e fundit