Temperatura ekstreme, “Tokio 2020” do të jetë Olimpiada më e nxehtë

5 Mars 2021
12:54
Telesport
back button

Meteorologët parashikojnë se vera e këtij viti në Japoni do të jetë më e nxehta në histori, një lajm ky që ka trembur jo pak organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” (23 korrik-8 gusht 2021). Kjo do të krijojë të tjera probleme për një Olimpiadë që deri më tani është përfshirë nga shumë të tilla, që sollën edhe shtyrjen e saj me një vit si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sipas Universitetit të Tokio, temperaturat e këtij viti do të jenë tepër të larta në periudhën korrik-gusht, duke barazuar temperaturat e Olimpiadës së vitit 1984. Problem nuk do të jetë vetëm temperatura por edhe lagështia, që do të jetë në norma përtej limitit. Herën e fundit që Olimpiada është zhvilluar në Tokio (1964), ajo u spostua në tetor pikërisht për këtë arsye.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit