Temperaturat e larta, garat e “Tokio 2020” që në orët e para të mëngjesit

5 Dhjetor 2018
14:27
Telesport
back button

Gara e maratonës gjatë Lojërave Olimpike “Tokio 2020” do të nisë rreth orës 05.30-06:00 të mëngjesit. Lajmin e kanë konfirmuar organizatorët e Olimpiadës japoneze, që e justifikuan këtë vendim me faktin se temperaturat gjatë periudhës që do të zhvillohet ky event (24 korrik-9 gusht) janë të larta. Ndaj, për të evituar problemet shëndetësore, që mund të kenë edhe pasoja të rënda me shëndetin e garuesve, maratona do të nisë që në orët e para të mëngjesit.

Këtë verë, Tokio është “goditur” disa herë nga valë temperaturash të larta, duke shkaktuar edhe viktima. Fillimisht, maratona ishte planifikuar që të niste në orën 07:00 të mëngjesit, por organizatorët vendosën që ta afrojnë orarin e startit, në mënyrë që ajo të mbyllet para orë 08:00. Tashmë fjalën e fundit do ta thotë IAAF-i, pasi të diskutojë me organizatoët e Olimpiadës për oraret e sakta të garave olimpike në sportin e “mbretëreshës”.

Maratona nuk është gara e vetme që do të ketë spostim në orar, pasi kjo gjë parashikohet të ndodhë edhe në sportin e “regbi me 7 lojtarë” (ndeshjet do të nisin 90 minuta më herët), gara e 50km ecje sportive (do të nisë një orë më vonë) etj. Lojërat Olimpike “Tokio 1964”, janë zhvilluar në tetor pikërisht për të evituar temperaturat e larta që prekin këtë qytet gjatë verës.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit