Temperaturat e ulta dhe Covid-19, FSHB anullon të gjitha veprimtaritë

21 Janar 2022
10:59
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur të anullojë të gjitha veprimtaritë sportive për një javë, 21-28 janar, për shkak të temperaturave të ulta që do të mbizotërojnë në të gjithë vendin ditët në vijim. Jo vetëm kushtet e motit por edhe shtimi i rasteve me koronavirus në vendin tonë ka shtyrë FSHB-në të marrë një vendim të tillë.

Vendimi është marrë sot paradite, pak orë para se të nisin ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për femra (pasditen e 21 janarit). Gjithashtu, do të anullohen edhe gjysmëfinalet e meshkujve (22 janar) si dhe të gjitha kampionatet e grupmoshave U-16 e U-18, djem e vajza.

FSHB bën me dije se sfidat e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen në një moment të dytë, për të cilën do të dalë me një njoftim të dytë gjatë javës së ardhshme. Për sa i përket formatit dhe shortit të hedhur, ai nuk do të ndryshojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit