Ten Hag e ka “kalbur” në stol, Barcelona e kërkon për të forcuar skuadrën në janar

7 Dhjetor 2023
8:45
Alfred Lleshi
back button

Donny van de Beek shpresonte se ardhja e mentorit të tij Erik ten Hag si trajner i Manchester United do ta valorizonte sportivisht në “Old Trafford”. Në vend të kësaj, mesfushori holandez nuk është pjesë e planeve të trajnerit të “Djajve të Kuq”, i cili e aktivizoi atë vetëm disa minuta mes Premier League dhe Kupës së Ligës.

Kështu, në janar holandezi mund të vendosë të kalojë në një ekip që i lejon të shfaqë cilësitë e tij. Cilësi që edhe pse tri vitet e fundit kanë qenë mjaft të ndërlikuara, të gjithë i njohin ende tek ai. Kjo është arsyeja pse ish-lojtari i Ajax-it përfundoi në “radarët” e Juventusit dhe Barcelonës.

Katalanasit donin të nënshkruanin me të në vitin 2019, pas Frenkie de Jong, por asgjë nuk ndodhi dhe një vit më vonë lojtari zbarkoi në Angli. Tani Barça duhet të nënshkruajë me një mesfushor dhe mund të ribashkojë dyshen holandeze, që ishin afër arritjes së suksesit maksimal me Ajax-in në Ligën e Kampionëve 2018-2019.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit