Sesioni i merkatos së verës tashmë është mbyllur prej më shumë se një muaji, por klubet në të gjithë Europën janë gati të planifikojnë lëvizjet e tyre të ardhshme në funksion të vitit 2023.
Shumëçka mund të ndryshojë mes janarit dhe qershorit dhe Manchester United është sigurisht ndër klubet në plan të parë, i cili nuk po përjeton një sezon emocionues. Zbarkimi i Ten Hag çoi në një dëshirë për të rindërtuar, me disa ndryshime të planifikuara për vitin e ardhshëm.
Trajneri holandez planifikon një seri largimesh në fund të sezonit dhe Juventus dhe Roma janë gati të përfitojnë.
Skuadra e Manchester United pritet të ndryshojë rrënjësisht në muajt e ardhshëm. Erik ten Hag e di mirë se për të ringjallur ‘Djajtë e Kuq’ do t’i duhet të ndryshojë shumicën e lojtarëve që janë aktualisht në dispozicion.
Në pritje për të mësuar fatin e Cristiano Ronaldo-s, i cili mbeti në stol në ndeshjen e fundit, një tjetër emër që duket i destinuar të largohet është ai i Diogo Dalot.
Mbrojtësi portugez, i lindur në vitin 1999, veshi fanellën e Milanit në sezonin 2020/21 përpara se të kthehej në Mançester. Tani, megjithatë, largimi nga Old Trafford duket i mundshëm.
Për shkak se kontrata i skadon më 30 qershor 2023 (United ka ende një opsion për të mbajtur lojtarin për një vit tjetër), mbrojtësi që ka bërë 9 paraqitje deri më tani mund të mos e zgjasë kontratën.
Ten Hag, në fakt, duket se nuk ka ndërmend ta mbajë Dalot përtej qershorit të ardhshëm dhe kjo është arsyeja pse ka disa opsione në horizont.
Roma dhe Juventus-i po shohin me interes ish-lojtarin e kuqezinjve, i cili për shkak të moshës dhe karakteristikave teknike do t’i shkonte përshtat si Mourinho-s ashtu edhe Allegri-t.
Një mundësi e madhe për dy ekipet e mëdha të Serisë A: Diogo Dalot mund të kthehet në Itali sezonin e ardhshëm.