Ten Hag nuk e do, Newcastle bën gati ofertën 47 milionë euro

17 Maj 2022
16:51
Denis Hakanaj
back button

Newcastle është shumë afër përforcimit të portës me Dean Henderson, lojtari i datëlindjes ’97 i Manchester United.

Trajneri i ri i Djajve të Kuq, Ten Hag, ka ndërmend të vazhdojë me De Gea-n dhe për anglezin mund të ketë shumë hapësira në formacion.

Kjo situatë do të shtyjë Henderon që t’i kërkojë klubit që ta shesë në merkaton e verës, sipas së përditshmes, Manchester Evening News.

E ardhmja e portierit mund të jetë larg Old Trafford, por jo larg Premier League. Newcastle, në fakt, duket se do të ofrojë 47.5 milionë euro për ta marrë.

Një shumë marramendëse, duke parë se vlera e 25-vjeçarit në merkato është vetëm 18 milionë euro. Në këtë sezon, Henderson ka luajtur vetëm 5 ndeshje në total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit