Ten Hag vendos rregullat: “Do të zevëndësohen ata lojtarët që  bëjnë këtë gjë”

3 Korrik 2022
16:34
Denis Hakanaj
back button

Pavarësisht se lojtarët që kanë luajtur me kombëtaret respektive janë akoma me pushime (duke përfshirë edhe Ronaldo-n), te Manchester United epoka Ten Hag ka filluar tashmë dhe këtë po e vënë re lojtarët që janë në dispozicion të trajnerit që tani.

Ish-trajneri i Ajax-it ka filluar të sqarojë që tani filozofinë e tij të lojës dhe ka informuar lojtarët se si do të shkojnë gjërat duke filluar nga sezoni i ardhshëm: punë, shumë punë dhe akoma punë.

Nuk do të kenë asnjë rëndësi emrat dhe as  rrogat, ata që do ta meritojnë do të luajnë, ata që nuk do të japin 100% do të përfundojnë në stol. Koncepte që në teori duhet të zbatohen nga çdo trajner, por që nuk është e lehtë të zbatohen në një klub si United.

Djajtë e Kuq kanë shumë lojtarë të rëndësishëm dhe me rroga marramendëse dhe Ten Hag mund të ketë disa pengesa për të realizuar revolucionin e tij.

Megjithatë, siç ka treguar një burim për The Sun, ata që kanë filluar punën me trajnerin e ri e kanë kuptuar se ai nuk ka dëshirë të bëjë shaka dhe se disa gjëra nuk do të tolerohen.

Dhe flitet për gjëra që nuk kanë lidhje me fushë, por edhe që kanë lidhje me fushën, siç dëshmojnë rregullat e para të vendosura gjatë seancave stërvitore.

“Ka një vëmendje të madhe për pasime me një ose dy prekje, në të cilët futbollistët duhet të provojnë të gjejnë thellësinë. Nëse e pasojnë topin në krahë ose mbrapa shumë herë, Ten Hag e ndalon stërvitjen dhe e zëvendëson lojtarin për një ose dy minuta”.

Me pak fjalë, lojtarët janë të lajmëruar. Për sa i takon pjesës tjetër, duhet bërë kujdes edhe për ngërdheshjet, në stërvitje dhe në ndeshje.

The Sun ka shpjeguar se një nga gjërat që ka bezdisur më shumë trajnerin sezonin e kaluar ka qenë gjuha e trupit e futbollistëve në fushë.

Krahët të ngritura në shenjë zhgënjimi, shkëmbime opinionesh shumë pak konstruktive mes lojtarëve dhe mërzitje në momentin e zëvendësimit, gjëra që Ten Hag nuk ka ndërmend t’i shikojë nga asnjë te Manchester United.

Për momentin, duke parë se të gjithë yjet e skuadrës janë me pushime, gjithçka ka shkuar mirë. Por kur CR7 me shokë do të kthehen, rregullat e reja do të vihen në provë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit