Tenisi amerikan bën propozimin surprizë, turnetë në të njëjtin vend

4 Qershor 2020
13:43
Telesport
back button

Turnetë e tenisit janë zyrtarisht të pezulluara deri më 31 korrik për shkak të koronavirus dhe nuk dihet ende se si do të jetë pjesa e dytë e këtij viti në këtë sport. Shoqata Amerikane e Tenisit (USTA), që organizon edhe US Open, ka bërë një propozim surprizë.

Turneu Masters i Sinsinatit dhe grand slam i US Open të zhvillohen në të njëjtin vend, në Nju Jork. Propozimi është që të dy turnetë të zhvillohen në mjediset e “Flushing Meadows”, ku zhvillohet grand slam i US Open.

Tenisi amerikan mund të ndjekë kështu modelin ë NBA-së, që do të zhvillojë pjesën e mbetur të sezonit në Orlando. Sipas USTA, për të do të jetë më e lehtë të kontrollojë tenistët, stafet e tyre dhe personelin organizator me teste të shpeshta nëse dy turnetë zhvillohen në të njëjtin vend.

Mësohet se kjo ide është pëlqyer nga tenistët dhe pritet që propozimi t’i dërgohet edhe qeverisë amerikane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit