Tenisti përjashtohet përgjithnjë nga sporti për trukime

10 Shtator 2019
11:20
Telesport
back button

Tenisti brazilian Diego Matos është përjashtuar përgjithnjë nga sporti dhe është gjobitur me 125 mijë dollarë, pasi është përfshirë në trukimin e disa ndeshjeve.

Departamenti anti-korrupsion pranë Federatës Ndërkombëtare të Tenisit ka shpallur fajtor tenistin 31-vjeçar. Ai është përfshirë në të paktën 10 ndeshje të trukuara gjatë vitit 2018.

Bëhet fjalë për turne të zhvilluar në Brazil, Sri Lanka, Ekuador, Portugali dhe Spanjë. Tenisti Diego Matos u akuzua edhe për faktin se nuk pranoi të bashkëpunojë me Komisionin e Integritetit.

Tenisti është pezulluar që prej datës 6 dhjetor 2018, kur u ngritën akuzat e para. Renditja e tij më e mirë është vendi nr.580, në prill të 2012-ës.

Tenisti brazilian Diego Matos

Lajme të tjera

Lajmet e fundit