Tenisti që ndali dominimin e Nadal: Kam kërkuar në google se si të vr*s veten

6 Korrik 2020
11:04
Telesport
back button

Tenisti suedez Robin Soderling ka hyrë në histori si tenisti i parë që ka mundur Rafael Nadal në Roland Garros pas 31 fitoresh radhazi dhe u tërhoq nga sporti para kohe në vitin 2015, në moshën 31-vjeçare. Në një intervistë në një radio të vendit të tij, ish-numri 4 në botë ka bërë një rrëfim drithërues.

Kisha një ankth konstant, që më mbyste brenda meje. Edhe zhurma më e vogël më trembte. Madje edhe kur binte telefoni trembesha. Duhej të humbisja vetëm ndaj 3 tenistëve, ndërsa ndaj të tjerëve duhej të fitoja më çdo kusht që të mos ndihesha humbës, dështak”, tha Soderling.

Tashmë 35 vjeç, tenisti suedez pranon se disa herë ka tentuar të vriste veten. “Shpesh gjendesha duke kërkuar në google se si të vrisja veten. Çdo gjë ishte më e mirë se ajo jetë ferri. Shpesh kam qenë në panik dhe qaja vazhdimisht”, tha Soderling.

Suedezi ka qenë finalist i Roland Garros në vitet 2009 dhe 2010, por problemet e tij nisën në vitin 2011. “Në korrik 2011 rashë në një humnerë të pafund dhe nuk dija si të dilja. Gjithçka ndodhi pas fitores ndaj Ferrer në finalen e Bastad”, tha Soderling.

Ajo është ndeshja e fundit zyrtare e suedezit, që vetëm pas 4 vitesh deklaroi tërheqjen nga sporti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit