Tension në Maltë, sot vendoset për titullin kampion! Digjet makina e drejtuesit të klubit

25 Maj 2020
13:57
Telesport
back button

Vendimi i disa federatave europiane për t’i dhënë fund sezonit dhe për të mos rifilluar ka ngjallur debate, polemika por sidomos edhe reagime që mund të çojnë në çështje gjyqësore.

Malta është një prej kampionateve që vendosi t’i jepte fund sezonit përpara kohe dhe sot pritet për t’u vendosur nëse duhet dhënë titulli ose jo për sezonin 2019-2020.

Floriana vs Valletta Live Match Statistics and Score Result for ...

Përpara ndalesës, Floriana ishte në krye, 3 pikë larg Valletta me gjashtë ndeshje ende për t’u zhvilluar. Floriana ka fituar 25 tituj, i fundit në vitin 1993. Edhe Valletta ka 25 tituj. Kjo po sjell një situatë tensioni, sepse nëse titulli kampion do të dorëzohej, atëherë Floriana do të parakalonte rivalët dhe do të bëhej më i titulluari në Maltë bashkë me Sliema Ëanderes.

Një tension që ka ngjallur edhe aksione si djegia e makinës së sekretarit të klubit Floriana, Dione Borg. Policia po heton për ngjarjen ndërsa pritet ende verdikti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit