Tension në Shkodër: Dy gola në dy minuta, tifozët mbulojë fushën me shishe (VIDEO)

31 Gusht 2019
20:20
back button

Vllaznia dhe Tirana po luhet nën një presion tejet të lartë.

Lojë e ndezur dhe duele tepër ashpra në fushën e lojës, por në një moment situata ka degraduar paksa. Gilman Lika kërkoi penallti për një ndërhyrje në kufijtë e zonës, gjyqtari Jorgji nuk e akordon dhe lojtarët e rrethojnë menjëherë duke i kërkuar llogari.

Edhe më i egër ka qenë reagimi i tifozëve shkodranë, që mbushur fushën e blertë me dhjetëra shishe.

Fill pas këtij episodi ka qenë radha e Tiranës. Skuadra kryeqytetase ka kaluar në avantazh me golin e Grend Halili, i cili shënoi pas një gabimi të Gurishtës. Dy minuta pas tij ka qenë Michael Ngo’o që ka dyfishuar shifrat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit