Flamurtari përballet me Partizanin sot pasdite dhe duket se tensioni i ndeshjes së shkuar në Tiranë, ku u sulmua një zyrtar i Flamurtarit, nuk është fshirë.
Një grup tifozësh të Flamurtarit kanë shënjestruar Lorenc Trashin, nuk dihet arsyeja, duke e ofenduar në kor gjatë nxehjes.
Anësori i Partizanit ka shkuar drejt tribunës për të biseduar me tifozët, ndërkohë që ka ndërhyrë policia, që ka arrestuar një tifoz, duke e marrë me forcë jashtë stadiumit.
Më pas zyrtarët e Flamurtarit janë munduar të qetësojnë Trashin, dukshëm i nervozuar nga ajo që ndodhi.