Tension te Bayern, Salihamidzic: Nuk më intereson çfarë thotë presidenti!

18 Mars 2019
15:54
back button

Bayern fluturon në kampionat, fitoi 6-0 ndaj Mainz fundjavën e shkuar dhe është në krye falë diferencës së golave, por duket se në kupolën drejtuese të klubit bavarez situata nuk është e qetë.

Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic foli pas ndeshjes së të dielës dhe një frazë e tij ka bërë bujë në Gjermani, sepse kurrë më parë një punonjës i Bayernit nuk e kishte thënë diçka të tillë…!

Në zonën mikse Salihamidzic duket se u bezdis tej mase kur u pyet se çfarë mendonte në lidhje me një deklaratë të presidentit Uli Hoeness për mesfushorin James Rodriguez ("Së shpejti do të vendosim nëse do ta blejmë apo jo nga Reali. Është një lojtar i shkëlqyer dhe do të vendosë trajneri nëse e do në ekip").

"Përse më tregoni gjithnjë çfarë tha Hoeness? Nuk më intereson çfarë ka thënë Hoeness. Çdo pyetje nis me Uli Hoeness. Uli Hoeness kështu, Uli Hoeness ashtu. A keni ndonjë pyetje për mua? Nëse Uli Hoeness thotë diçka, atëherë ai duhet pyetur. Nuk kam pse të komentoj unë deklaratat e tij, nuk më intereson".

Gazetarët këmbëngulën, duke e pyetur a vendos Niko Kovac për James, por Salihamidzic turfulloi: "U thashë që nuk më intereson çfarë tha Hoeness…".

Më pas, boshnjaku foli për të ardhmen: "Hoeness, Rummenigge, Niko Kovac dhe Salihamidzic do të mblidhen dhe do të vendosin. Jemi Bayern, vendosim së bashku".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit