Tension te Interi, Spalletti përjashton lojtarin nga stërvitja

16 Maj 2019
16:48
Anton Cicani
back button

Respekti, përpara së gjithash. Dhe kur mungon ai, gjithçka bëhet më e vështirë. Sidomos, nëse drejton një grup me mbi 20 futbollistë. Luciano Spalletti, që është fokusuar te dy javët e mbetura, duke menduar për zonën Champions dhe më pak për të ardhmen, ditën e sotme ka marrë vendimin drastik për të përzënë nga stërvitja mesfushorin Joao Mario.

Teksa e ka ndjekur duke u stërvitur dhe se nuk ishte i fokusuar në punë dhe nuk e bënte me dëshirë dhe sidomos këmbëngulje, i është afruar dhe i ka kërkuar të largohet nga stërvitja, për t'u prezantuar ditën më pas i vendosur.

Një vendim ky që mund të ketë sjellë divorcin me portugezin, që vështirë ta shohë fushën këto dy ndeshjet e mbetura.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit