Tension te Partizani, dy titullarët kapen me njëri-tjetrin / Lerda mbyll stërvitjen

10 Nëntor 2019
11:12
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka mundësi të mirë të shkëputet nga ndjekësit e tij në ndeshjen e sotme kundër Flamurtarit që luhet prej orës 16:30, por situata nuk ka qenë e qetë në seancën e fundit stërvitore. Ka patur tension mes lojtarëve, madje situata ka qenë duke degravuar nga Aristoteles Romero dhe Esat Mala. 

Mesfushori venezuelian i ka bërë një ndërhyrje të ashpër djaloshit dhe Mala ka reaguar ashpër. Ai ka ngritur zërin dhe i ka kërkuar llogari për ndërhyrjen, ndërsa reagimi i Romeros nuk ka qenë aspak pozitiv. Ky i fundit i është përgjigjur me të njëjtën monedhë dhe situata po shkonte drejt degradimit. 

Telushi ka qenë i pari që ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Trashi që është afruar. Trajneri Franco Lerda ka reaguar menjëherë dhe ka mbyllur stërvitjen shkruan Panorama Sport. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit