Tensione mes Maldinit dhe Cardinale, arsyeja është mungesa e buxhetit për….

27 Janar 2023
11:41
Alfred Lleshi
back button

Tensione mes Paolo Maldinit dhe pronësisë së re amerikane. Siç raporton “Tuttosport”, drejtori i zonës teknike të Milanit kishte kërkuar një buxhet shtesë për të përmirësuar ofertën e tij ndaj Romës për Nicolò Zaniolo, por “drita jeshile” nuk erdhi nga New York.

Në thelb janë tri dyshime për të mos rënë dakord për operacionin te kuqezinjtë: ato të natyrës fizike, ato të sjelljes (me Maldinin që garantoi me Ibrahimovic për mirësinë e lojtarit të datëlindjes 1999) dhe ato ekonomike.

“Djalli” nuk ishte në gjendje të modifikonte (rriste) ofertën pasi paratë që iu caktuan Maldinit nga klubi u përdorën plotësisht dhe në mënyrë autonome në merkaton e verës së kaluar. Ish-kapiteni i kuqezinjve, sot në post drejtuesi, nuk e priti mirë zgjedhjen e shefit, Cardinale, por çdo shpërthim do të shtyhet deri në fund të sezonit.

Zaniolo larg Romës. Pasi ka kërkuar në mënyrë eksplicite transferimin te Mourinho dhe klubi, ish-lojtari i Interit tani e gjen veten me rrugë të bllokuara. Negociatat me Milanin po vonojnë të nisin, edhe pse Maldini & CO e duan shumë futbollistin në fjalë. Për momentin kuqezinjtë kanë arritur në 18 milionë euro, plus bonuse, me detyrimin për të marrë pjesë në Champions League.

Ofertë e pakënaqur për Tiago Pinto dhe verdhekuqtë, shpjegon “Corriere dello Sport”, me kryeqytetasit që kërkojnë të paktën 25 milionë, plus 5 bonuse. Kanë mbetur edhe pesë ditë nga mbyllja e merkatos së dimrit. Nëse “Djalli” e do Nicolò Zaniolo, do të duhet ta rrisë ofertën, diçka që pronarët amerikanë po hezitojnë ta bëjnë, aq sa kanë tërbuar edhe Paolo Maldinin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit