Tensionet me Interin për Hakimi, reagon zyrtarisht edhe Real Madridi

23 Janar 2021
14:09
Alfred Lleshi
back button

Këtë mëngjes, “Il Corriere dello Sport” publikoi një artikull që vinte në dyshim qëndrueshmërinë e Hakimit tek Interi, për shkak të një tensioni të pretenduar me Real Madridin. E thënë thjesht: klubi spanjoll do të dëshironte që lojtari të kthehej mbrapsht për pagesën e vonuar. Nga mesdita, pasi ky lajm mori dhenë përmes mediave botërore, erdhi deklarata zyrtare nga klubi i bardhë, i cili mohon gjithçka:

“Në lidhje me lajmin e publikuar nga “Corriere dello Sport”, mbi tensionet e pretenduara midis klubit tonë dhe Interit, Real Madrid CF dëshiron të deklarojë se ky informacion është qartësisht i rremë.

Real Madrid nuk ka proceduar në asnjë kohë me ndonjë kërkesë të pretenduar të garancive nga Interi, siç thuhet në artikull. Kushtet e kalimit të lojtarit tek Interi janë të vendosura në marrëdhëniet e zakonshme dhe normale kontraktuale midis klubeve të futbollit. Edhe në këtë rast me Interin, me të cilin Real Madridi gjithmonë ka pasur dhe mban marrëdhënie të shkëlqyera si një klub historik dhe mik”.

Pra, Real Madridi sqaron se marrëdhëniet me Interin janë optimale, se pagesa e Hakimit është e vendosur në një marrëveshje normale, mes klubeve. Nuk ka asnjë problem dhe lojtari maroken nuk do të kthehet te Merengues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit