Tensionet në Barcelonë, Joaquin kundër Xavi dhe Guardiolas

16 Tetor 2019
21:16
back button

Ish-futbollisti i Fiorentinës, njëherësh lideri dhe beniamini i skuadrës së Real Betis, në një konferencë për mediat ka folur ndër të tjera për përplasjet e ndodhura në Barcelonë dhe arrestimin e disa liderëve politik të të pavarurve katalanas.

“Ndjej trishtim të thellë sikurse shumë katalanas dhe spanjollë për këto incidente në Barcelonë. Kjo që po jetojmë është gjëja më e trishto për ne spanjollët. Nuk dua të ndryshoj opinionin e askujt, vetëm mendoj të mbroj sportin dhe Spanjën”

“Pozicionimi i Xavit dhe Guardiolas? Kanë të drejtën të shprehin idetë e tyre, si të gjithë, sepse bëhet fjalë për lirinë e të shprehurit në një shtet demokratik. Është e rëndësishme, por është e rëndësishme që edhe respekti nga ana e tyre të mos jetë më i vogël”, deklaroi Joaquin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit