TENSIONI: Cuadrado sherr me shokët në tunel/ Bonucci shmang shfaqjen e shëmtuar!

19 Shtator 2019
11:05
Eraldo Harlicaj
back button

Atletico Madridi barazoi me Juventusin me rezultatin 2-2, pas një avantazhi që italianët kishin 0-2. Lojtarët e “Zonjës së Vjetër” dolën mjaft të zhgënjyer nga fusha, madje nuk mungoi as tensioni. 

Autori i golit të parë Cuadrado u përplas me disa nga shokët e skuadrës duke dalë nga fusha e lojës dhe në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes. Ata e cilësuan atë fajtor për pësimin e golit të parë për shkak të pozicionimit të gabuar, ndërsa kolumbiani nuk i pranoi kritikat. 

Mbrojtësi Leonardo Bonucci ndërhyri duke shuar situatën dhe duke shmanguar shfaqjen për mediat. “Mos flisni këtu, do të flasim në dhomat e zhveshjes për këtë“, – tha ai. Senatori i ekipit shuajti zjarrin për pak, por përplasjet nuk kanë munguar as në dhomat e zhveshjes konfirmojnë mediet italiane. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit