Tentuan t’i vjedhin medaljen e artë, atleti “vrapon” dhe e fsheh në…

26 Janar 2022
12:28
Telesport
back button

Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e atletit italian Filippo Tortu, fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e Tokios, në stafetën 4×100 metra. Lajmin e bëri publik vetë atleti “azzurr” në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë një pasditeje, dikush ka hyrë në shtëpinë time, me shumë gjasa për të më vjedhur medaljen e artë të fituar në Tokio”, shkruan Tortu.

Për fatin tim të mirë, ata nuk e gjetën dot atë që kërkonin, pasi u tregova më i shpejtë se ata. Medaljen e kam futur në bankë dhe, duke parë se çfarë ndodhi, do ta lë aty për shumë kohë”, tha Tortu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit