Chelsea është në gjendje shumë të keqe. As ardhja e Mauricio Pochettino nuk arriti t’u japë Bluve kthesën e nevojshme: vitin e kaluar ata përfunduan në vendin e 12-të në Premier League dhe këtë vit – me dëmtimet që komplikuan edhe planet, aktualisht janë në vendin e 14-te vetëm +4 mbi zonën e rënies.
Janë jashtë Kupave te Europes, mund të përfitojnë prej saj për të pasur një paraqitje më të rregullt në kampionat. Por jo, ata po vuajne në një pozitë të tmerrshme dhe shqetësuese, veçanërisht në dritën e një vere tjetër me shpenzime dhe investime të mëdha (deri në 1.2 miliardë euro).
Ish-trajneri i Tottenhamit dhe Paris Saint-Germain ndodhet prej tre muajsh në Cobham, selinë e skuadrës dhe do t’i duhet edhe pak kohë për të gjetur zgjidhje, kundërmasa, rrugën kryesore për të dalë nga një situatë katastrofike që të shqetëson dhe të lë te befasuar. Në zyrë ka një kuti për të cilën kujdeset shumë, e ruan me kujdes.
Ai fut limon brenda sepse beson në fuqinë mistike të agrumeve. Disa vite më parë ai filloi t’i mbante ato me vete – lexohet te The Athletic -, gjithashtu duke i mbajtur në një tas në tavolinën e tij me këshillën e një miku që i foli për besimin në energjinë universale, vetitë shpirtërore të atij fruti dhe të kuptimit simbolik që u atribuohet atyre në kulturat anembanë botës.
“Jepini kohë limonëve – shpjegoi tekniku -. Në zyrë kam të verdha, jeshile… lloje të ndryshme që vijnë nga Spanja, nga Italia. Gjithmonë kam menduar se limonët e verdhë funksionojnë shumë më mirë se ato jeshile. Por tani besoj se çdo ngjyrë mund të na ndihmojë. Në fakt, nëse do të mund të kisha edhe një limon blu (si Blues), do të ishte edhe më mirë.”
Në një intervistë shumë të fundit për talkSPORT ai konfirmoi këtë teori të tij dhe shtoi gjithashtu një detaj tjetër: lëreni të kalojë maksimumi një javë dhe zëvendësoni ato limona me të freskët. “Ato bëhen të shëmtuar”, thotë Pochettino dhe referenca nuk është për prishjen natyrale të frutave, por për funksionin që kanë: në një moment piqen dhe nuk bëjnë më detyrën. Dhe çfarë do të ishte?
“Ato përdoren për të luftuar energjitë negative që burojnë nga disa njerëz – shtoi tekniku -. Limonët i kapin dhe i mbajnë si një sfungjer. Është e pabesueshme. Në një moment të caktuar duhet t’i ndryshoj sepse duke thithur energjitë negative prishen”.
Fjalët e Pochettino provokuan një reagim të habitur nga tifozët e Chelseat, shumica e të cilëve tashmë ishin mjaft të dëshpëruar dhe të shqetësuar nga fillimi shumë i vështirë i sezonit të ekipit. “Po për çfarë po flet? Duhet të jetë shumë nën stres”, është mesatarja e komenteve të atyre që pyesin: “Çfarë marrëzie është kjo?”.