Teoritë e konspiracionit dhe largimet, mirënjohja ka vdekur te Luftëtari!

16 Maj 2019
10:42
Eraldo Harlicaj
back button

Jetojmë në një vend ku shumë shpejt mund të kthehesh nga hero në tradhtar, ose nga i aftë në të pavlerë. Klubi i Luftëtarit mund të marrë fronin në lidhje me këtë temë, pasi situatat e fundit që kanë ndodhur në qytetin e gurtë janë krejtësisht skandaloze. Klubi pezulloi trajnerin Julian Ahmataj dhe dy titullarët Albano Aleksin dhe Jacksonin. Arsyeja? Humbja kundër Tiranës me rezultatin 5-3. 

Zyrtarët e bluzinjëve në fakt kanë një arsye më madhore, pasi dyshojnë në një marrëveshje paraprake të protagonistëve me Tiranën, por nuk e deklarojnë hapur (Lexo këtu). Luftëtari nuk ka qenë korrekt me pagesa këtë sezon, ndërsa Ahmataj ka arritur të bëjë më të mirën te ky klub. 

Postimi i Aleksit që konfirmon largimin

Numri një i stolit mori maksimumin, pasi për herë të parë në histori kualifikoi Luftëtarin për gjysmëfinalen e Shqipërisë dhe arriti të siguronte qëndrimin në Superiore. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por fitorja në tavolinë ndaj Kamzës dhe përplasja direkte e Kastriotit dhe Tiranës i bën gjërat më të thjeshta. Në këtë pikë jemi te pjesa "kalova lumin të dh*****a kalin". 

Postimi i Jackson që jep lajmin e largimit të tij nga Luftëtari

Protagonistët kryesorë të këtij suksesi largohen në mënyrën më të keqe. Lojtarët nuk kanë pranuar të rinovojnë, ndërsa në rastin e Ahmatajt kanë fituar teoritë e konspiracionit. Një tjetër shembull se Superiorja jonë nuk ka asgjë super, futbollin jo e jo, por as mendësinë e mirënjohjen, virtyte që i mbajmë me të madhe në vendin tonë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit