Ter Stegen dhe demtimi serioz, lajm i tmerrshëm te Barcelona!

4 Dhjetor 2023
22:19
Telesport
back button

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen është duke konsideruar mundësinë për t’iu nënshtruar një operacioni për të rregulluar problemet me shpinë, që i kanë pamundësuar atij të luaj në tri ndeshjet e fundit.

Për shkak të lëndimit, 31-vjeçari ishte larguar nga grumbullimi me Gjermaninë muajin e kaluar dhe nuk ka luajtur që nga 12 nëntori.

Operacioni nuk është një garantues që problemi do të rregullohet, andaj lojtari dhe klubi janë duke diskutuar të gjitha alternativat.

Ter Stegen me shumë mundësi do të duhej të priste deri në dy muaj për t’u rikuperuar pas operiacionit, kështu që ai do të duhej të punonte shumë për të qenë në dispozicion të Xavit në Ligën e Kampionëve në shkurt.

“Ai e ka testuar veten përsëri, por ai ende është në dhimbje. Do të shohim javën e ardhshme. Lëndimi i tij nuk e lejonë të luajë siç duhet”, kishte thënë Xavi kur u pyet për situatën e gjermanit para fitores së të dielës ndaj Atletico Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit