Ter Stegen këshillon yllin e Bundesliga-s: Eja në Spanjë

2 Qershor 2020
20:45
Denis Hakanaj

Portieri i Barcelona-s, Marc-Andre ter Stegen, ka folur për të ardhmen e shokut të tij të kombëtares Mario Gotze në një intervistë të dhënë për DAZN.

Sulmuesi duket se do të largohet nga Dortmund-i në fundin e këtij sezoni dhe Ter Stegen i ka dhënë një sugjerim në lidhje me hapin e ardhshëm të karrierës:

“Mario është një lojtar i aftë me topin dhe do të përshtatej shumë mirë me kampionatin spanjoll”, ka thënë Ter Stegen.

“Nuk e di nëse do të vijë këtu ose nëse është objektivi i tij, por besoj se këtu do të ndihej mirë. E rëndësishme është që të marrë vendimin më të mirë për të ardhmen dhe lumturinë e tij”.

“Mund të bëjë akoma diferencën në shumë klube”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit