Ter Stegen nuk mban më: Gjermania po më jep një goditje të fortë

13 Shtator 2019
9:23
Alfred Lleshi
back button

Marc-Andre ter Stegen edhe një herë ka shprehur zhgënjimin e tij se po anashkalohet nga trajneri i Gjermanisë, Joachim Low. Portieri i Barcelonës qëndroi në stol në dy kualifikueset e shtatorit me Gjermaninë. Manuel Neuer pësoi katër gola në humbjen e Grupit C në shtëpi, ndaj Hollandës, por më pas e mbajti portën të pastër në fitoren jashtë shtëpie, kundër Irlandës Veriore.

Ter Stegen luajti për herë të fundit me kombëtaren gjatë sezonit 2018-2019, kur kapiteni i Bayern Munich qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë, si rezultat i lëndimit. “Nuk është e thjeshtë të gjesh një shpjegim, pasi po jap më të mirën time në secilën ndeshje, për t’ia bërë vendimin më të vështirë trajnerit Low, – tha Ter Stegen. – Unë po përpiqem të bëhem zgjedhja e parë, sidoqoftë. Sidoqoftë, ky udhëtim me ekipin kombëtar ka qenë një goditje e fortë për mua”.

Zhgënjimi nuk është asgjë e re për Ter Stegen. Ai pranoi më herët se injorimi te Gjermania ishte i mjaftueshëm për ta përzënë. “Natyrisht, kjo më çmend pak. Ju jepni më të mirën nga vetja dhe nuk jeni aty ku dëshironi të jeni, – tha ai për “T-Online”. – Unë ia kam vendosur përparësitë vetes. Dua të jem i suksesshëm te Barcelona, por objektivi më i madh që kam është të jem portieri i parë në kombëtaren e vendit tim”.

Ter Stegen, 27 vjeç, ka luajtur 22 herë për Gjermaninë, e cila është në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në “Euro 2020”, pasi u bashkua me Irlandën Veriore në krye të grupit, me 12 pikë pas pesë ndeshjeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit