Ter Stegen tregon kërkesën e Setien, ka një mesazh për Real Madridin

24 Shkurt 2020
19:53
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka folur para ndeshjes kundër Napolit në Champions League. Ai mendon se skuadra e tij po përthith filozofinë e trajnerit Quique Setien si duhet dhe tashmë po bën më mirë në kampionat. 

“Trajneri i ka kërkuar ekipit të luajë më shumë me mua. Ai do që të luajnë më shumë me mua. Ne duhet të kemi avantazhin e superioriteti në momentin që lëvizim topin. Jam i kënaqur kur e kam topin në këmbët ose duart e mia”.

Ter Stegen ka folur dhe për ekipin që po bën pak nga pak atë që do trajneri i ri. “Pak nga pak, po bëjmë atë që kërkon Setien. Ai ka filozofinë e tij dhe ne duhet të luajmë si do ai. Nuk është e lehtë të ndryshosh në mes të sezonit, por duhet të adoptohemi shpejt”, – tha portieri gjerman. 

Ai nuk mund të linte jashtë vëmendjes së tij dhe ndeshjen kundër Real Madridit. “Në vitet e fundit kemi pasur më shumë fat jashtë fushe me Realin. Ne duam të fitojmë me ekipet e forta jashtë fushës sonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit